BallinaVitrina e libritAdifete Shiti-Lulëkuqet e Prillit

Adifete Shiti-Lulëkuqet e Prillit

Petalet e lulëkuqes,
si plagë të hapura rrinë,
në rrënjët e lisit të vjetër
ku dhimbja s’ka mbarim.

Tokë e njomur me gjak,
heshtja bërtet n’çdo anë,
aty ku krismat e egra
jetën n’mes e ndanë.

Nga klithmat e tyre
u skalit historia,
njerëz të pamëshirshëm
na dëbuan nga shtëpia
.
Nga gjaku i tyre u vadit liria
U rrit rinia, lulëzoi shqiptaria
Si dritë mbi errësirën e gjatë,
të thyer në shpirt
Por kurrë të dorëzuar,
qëndruan deri në fund, shqiptarë
të përbetuar.

Dhe buzëqeshja e tyre, e ngrirë në kohë,
ende shndrit mbi këtë tokë të plaguar,
sepse edhe në vdekje, me shpirt të gjallë,
një mision të shenjtë e kanë përfunduar.

E sot, çdo prill që lulkuqet çelin mbi dhe,
nuk janë veç lule, por plagë që flasin për ne.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT