BallinaVitrina e libritRozeta Kreste-KAM DASHUR

Rozeta Kreste-KAM DASHUR

Kam dashur të bëj shumë gjëra
Të tëra si bëra dot,
Kam mbjellë farën e zemrës
Të rritej e lava me lot.

Kam mbajtur një zemër burri
Që dridhej pëllëmbë të mija,
Kam pare ti digjeshin sytë
Tromaksur nga dashuria.

Kam pasur medaljon
Fytyrën e fëmijëve
Si engjëj qiellore
Sfidante të dashurive.

Kam ndjerë ngrohtësinë
E tradhëtinë e miqve,
Kam parë si bie një lis
Nga duart e sharxhinjve.

Kam ndier fuqinë e dallgës
Të më godasë me vrull,
Pas tokës jam shtërnguar
Ekuilibrin mos humb.

Me gjoks të shkallmuar
Kam rendur në stuhi,
Pa ditur vend qëndresën
Të mbledh pak lumturi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT