Për kë do shkruash, më the një ditë,
tani që s’jam në jetën tënde?”
Do të gjej një muzë të re,
Ti e di sa marr vëmendje.
Sa tërheq pas vetes zemër,
Sa më duan si të marrë.
S’të kujtohet lidhja jonë?
Edhe sa kam çu në djall.
Veç për ty i dashur shpirt,
Aventura pa kufi.
Po a ja vlejti sakrifica,
Për një dreq njeri si ti?
Ndaj mendo për veten tënde,
Për jetën që po të pret.
Dhe mos ma qaj hallin mua,
Frymëzimit që thërret.
