U ktheva pas kaq kohe
Aty, ku dikur çdo gjë e lashë
Veç koha kish marrë me vete çdo gjë
Dhe asgjë nga ç’kishim, s’i pashë.
Shetita e shetita në gytet
Ku çdo gjë më dukej krejt e ftohur
Tani askush, me gojë s’me flet
Askush s’më jep tani të njohur.
S’di pse s’e shuajta sadopak mallin
Me sy të përlotur eca kokëulur
Eh askush s’e njeh më atë djalin
Me të cilin dikur, me të ishin mburrur.
Kjo vizitë veç merzitje më la
Me gytetin s’u ç’malla, si të mos isha aty
Dikur, shumë i dhashë e më dha
Asgjë, asgjë s’më afron më, tani.
