Sa dhemb një zemër e thërrmuar
Nga ngrica e zjarrit që nuk u ndez kurrë.
Nga fjalët pa zë të një shpirti të heshtur
Nga gurët e dhimbjes të ngritur në mur.
Sa dhemb një plagë e pa mbyllur?
Gryer nga kujtime në çdo ditë kur frymon.
E djeshmja që lind dhimbshëm me të sotmen
Sa dhemb një zemër në çdo rrahje kur lëngon…
