BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri-NË KËTË KOHË

Ymrije Beqiri-NË KËTË KOHË

Me këto padrejtësi,
si me i luftu
në këtë kohë e në këtë moshë,
s’po dimë
kah me shku.

Se kurrë mendja s’më ka shku
vendin tim me lëshu
e në kurbet me shku.

Pasha djepin ku jam rrit,
mu verbofshin të dy sytë,
kurrë s’i kam thanë as çikë, as djalë

me lëshu vendin
e në kurbet me dalë.
Lufta ka qenë, e jam betu,
bukë e kryp do ha,
por në kurbet mos me shku.

Se vjen liria me shami të kuqe,
bëhet ligji si për djalë e për nuse.
Ashtu nuk ndodhi…
Ligji s’po funksionon,
veç me padrejtësi
jemi tuj u përballu.

Por më duket pak u tepru,
në pleqni vendin me lëshu…
Asht’ e randë kjo për mua.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT