BallinaVitrina e libritAnila Kodra-GRUA , TI GRUA

Anila Kodra-GRUA , TI GRUA

Grua …
Ti që jetën të vyshket nuk e lë,
E butë si petalet e një trëndafili,
Krijesa që merr jetë në shtatin tënd,
E dlirë, fjalë ëmbël, si cicërimë bilbili.

Grua….
Ti që brishtësinë Zoti ta ka falë,
Me hiret e tua jetën bën të bukur,
Je mbretëresha për vajzë apo djalë,
Mirësia jote bën jetën të lumtur.

Grua….
Ti që me tallazet e detit shpesh ngjan,
Por dhe si valë e qetë kur bregun ledhaton,
Zemrën dhe shpirtin e bën det e oqean,
Di dhe të falësh kur dikush të lëndon.

Grua….
Ti që me furtuna e ortekë shpesh përballesh
Kur zbresin me zhaurimë nga mali Jetë,
Sa herë me lotë kristal në sy ti përmallesh,
Krijesa më magjiplotë që bota mund të ketë.

Grua…
Ti që kur të qan shpirti e fsheh me buzëqeshje,
Kur të lëndojnë nga dashuria hesht dhe duron,
Je emblemë mirësie e gjithë kësaj jete,
Dashuri ke në shpirt, që si një zemër pulson.

Grua…
Ti që me durim boshtin e tokës rrotullon,
Si tornado që rrëmben cdo gjë e merr përpara,
Si llavë vullkani aktiv, zjarr dashurie lëshon,
Vec ti bën që jeta të rrifillojë dhe nisë nga e para.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT