BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-HIJA E SAJ MË NDJEK GJITHMONË

Murtez Asllani-HIJA E SAJ MË NDJEK GJITHMONË

Hija e saj më ndjek gjithmonë
ate s’po mundem ta harroj.
përkëdheljet e ngrohta po më kujtohen
si dy të rinj kur dashurohen.

Buzëqeshjjet e ëmbla përpara më dalin
atëherë shpirti më trazohet,
vapa kaplon trupin tim
sa shumë zemra më lëndohet.

Kur bashkonim buzët, bota ishte e jona,
por sot mbeten veç kujtimet,
ajo iku diku larg dhe treti
mua më dogji përmallimi

Në sy shikonim njëri-tjetrin
dhe treteshim në mendime,
sytë ngjyrë gështenje më shikonin
sa e bukur ishte jeta ime.

Ah, sa e doja atë lozonjoare
dhe pa te s’rrija asnjë ditë,
kurse sot në vetmi kam mbetur
malli më mori për një vit.

Rroj në vetmi dhe i brengosur
pse jeta u soll keq me mua
e donim shumë njëri-tjetrin
sa shpejt dashuria jonë u harrua?!

Kudo që të shkoj e kam ndërmend
vetja më duket i pavlerë,
bjondinën e bukur shumë e doja
sot më është mbyllur edhe kjo derë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT