BallinaVitrina e libritBesim Arifi-POEMA E UDHËTIMIT PA KTHIM

Besim Arifi-POEMA E UDHËTIMIT PA KTHIM

NISJA
Nanë, u nisëm me ardhë,
Autobusi u nis,
Se unë jam ulë në fund të tij,
Se aty më pëlqen ma shumë.
Që kur u nisëm, nanë,
Orët po i numëroj,
S’di pse zemra peshë po më shkon.
Më zuni pak gjumi,
Isha lodhë shumë në punë,
Punova edhe sot nanë,
E thash: pushoj në autobus,
Natën në udhëtim.
Dy vjet s’ju kam pa,
Ua kisha harru aromën.
Shpesh në andërr të kam thirrë, nanë,
Bile sot kur u qova për punë,
Andërr isha kan
Qitshum flija bashkë me ty…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT