Ëndrrat më kanë braktisur,
edhe fryma që marr më ngjan
si një letër e bardhë,
pa shënim, pa adresë, pa kthim.
Fjala,
thur sentenca dashurie
me pasionin e një turisti
kur shkrep fotografi.
Zemra si tullumbace
në kufijtë e çarjes
vallëzon me qershitë,
në ajër.
