Ata sy…
Dy sy gjithnje kam kerkuar
qe te me cmojne per cka Zoti me ka falur.
Te me ndjekin pa u turperuar
edhe kur bota s’me pret krahehapur.
Mes qindra sysh vec dy sy kerkoja,
qe nga shikimi im kah mos nderronin,
Dhe kur ne vallezim t,i ftoja,
mes qepallave te mia te flirtonin.
Ishte rraskapitese por i gjeta ata sy,
Neper dy e nga dy , kur per sysh i kalova.
Une qe mbahesha per vrasese sysh,
sakaq tek ata sy perendova.
…………………………………………………………………
Pas perqafimit…
Doren ma merr dhe afer zemres ma con.
A thua se ashtu pershendetje i dergon?!
Ky eshte nje ritual qe pas perqafimit mori hov.
Pellembet tona nje mbi nje, rrahjet e zemres numurojne.
Zemra jote kaq e madhe, po kaq ka per te mbetur,
per aq kohe sa kjo e imja si shtrat e mban per te fjetur
Nga brendesia e saj vjen si melodi
ajo ndjenja aq sublime e quajtur dashuri ,
Ti m’u avite ngadale e me peshperite ne vesh
Buza ftoi buzen e kraharori sa s’shperthen
Ti serish ne vesh dicka me peshperite
Sa m’u drodh dora mbi zemren tende qe perpelitej!
Prej zemre e neper hone
Fillojne pellembet e shkasin ngadale
Mornicat tashme trupin moren
Ta marre e mira ta marre !
……………………………………………………..
Me dhembi fyerja!
Fjalet renden me galop
Ilustruar frikshem ne fytyre
Si fshikull m’i leshove mbi koke
Rroiten mendte si bletet ne natyre
Me dhembi fyerja , oh sa me dhembi
Truri ne mijera vibrime degjeneroi
Ekuilibri s’di se ku qafen e theu
Besimi humbi dashuria shteroi
Me e keqja kur pas kesaj pendohesh
Deri ne pergjunje kerkon falje
Si une nga ty e ti nga dikush do helmohesh
Gjak do vjellesh nga hyrja der ne dalje
Dhemb fyerja oh sa dhemb
Ne tru, ne mish e ne shpirt
Gur i rende kur me te dike godet
Por te vjen sa nje mal si ndeshkim