BallinaVitrina e libritErmira Ifandi-MËNYRA TË NDRYSHME

Ermira Ifandi-MËNYRA TË NDRYSHME

Puset e urrejtjes
se prekin themelin
e dashurisë.

Në puse
uji mban
erën e baltës.
Themeli i dashurisë
ndërtohet
gurë mbi gurë,
si një urë lidhëse
për qytetin.

Njëra gërmon
poshtë,
tjetra të çon lartë.

Apo ndoshta,
s’ka puse të urrejtjes.

As themele dashurie.

Ka vetëm mënyra të ndryshme,
si shpirti
vizaton kufijtë e vet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT