BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi-KRAHET E SHPIRTIT

Fatime Kalimashi-KRAHET E SHPIRTIT

Sikur të kisha krahë të fluturoja
Të shëtisja botën anembanë
Çdo shpirt njeriu ta prekja me doré
E nga afër të shihja sa ndjenja mbajnë

Se engjëjt nuk preken, as nuk flasin dot
Ata ndiejnë me shpirt edhe nga largësia
Dhe kur i shkelim si gurët mbi tokë
Nuk e kuptojmë ç’është vërtet ndjesia

Ata mund të shfaqen me rrezet e diellit
Shpeshherë në dimër, acar e stuhi
Por më së shumti ata vijnë me kohën
Pa e kuptuar fare, ata janë me ty

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT