Puset e urrejtjes
se prekin themelin
e dashurisë.
Në puse
uji mban
erën e baltës.
Themeli i dashurisë
ndërtohet
gurë mbi gurë,
si një urë lidhëse
për qytetin.
Njëra gërmon
poshtë,
tjetra të çon lartë.
Apo ndoshta,
s’ka puse të urrejtjes.
As themele dashurie.
Ka vetëm mënyra të ndryshme,
si shpirti
vizaton kufijtë e vet.
