Sonte zhvillohet një nga përballjet më të shumëpritura të çerekfinaleve të Kupës së Botës, ku Franca do të përballet me Marokun në një duel që pritet të sjellë emocione të mëdha.
Takimi nis në ora 22:00 dhe fituesi do të sigurojë një vend në gjysmëfinale, duke iu afruar edhe më shumë ëndrrës për trofeun më të madh në futbollin botëror.
Franca hyn në këtë sfidë si një nga favoritët e turneut, falë përvojës dhe cilësisë së lojtarëve të saj. Në anën tjetër, Maroku synon të vazhdojë rrugëtimin mbresëlënës dhe të dëshmojë edhe një herë se mund të rivalizojë me kombëtaret më të forta në botë.
Ja formacionet zyrtare:
Franca XI: Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Digne; Koné, Rabiot; Dembélé, Olise, Doué; Mbappé
Maroku XI: Bono; Hakimi, Diop, Salah-Eddine, Mazraoui; Bouaddi, El Aynaoui; Brahim Díaz, Ounahi, El Khannouss; Talbi
/GazetaBlic Sport/
