Pavarësisht se çfarë në jetë kam kaluar,
Zemrën asnjëherë s’e kam helmuar.
Edhe kur shpirti më është copëtuar,
Kam zgjedhur faljen, asnjëherë hakmarrjen.
S’mbaj inat me asnjëri, e them me bindje,
Se mllefi veç ta vret zemrën pafund,
I kam falur edhe ata që shumë më lënduan,
Se paqen time të brendshme kam dashur ta ruaj.
Nuk më varfëron falja, përkundrazi më nderon,
Më çliron shpirtin e zemrën ma gëzon,
Se inati, urrejtja është barrë që të rëndon çdo ditë,
Ndërsa falja ta mbush jetën me dritë.
Sot fle e qetë, pa peshë në kraharor,
Pa mllef, pa urrejtje, s’ma rëndon askush ndërgjegjen,
Se kush fal fiton pa zhurmë,
Dhe jeton me zemër të bardhë, jo me furtunë.
