BallinaVitrina e libritGanimete Jakupi-S'MBAJ INAT ME ASNJËRI…

Ganimete Jakupi-S’MBAJ INAT ME ASNJËRI…

Pavarësisht se çfarë në jetë kam kaluar,
Zemrën asnjëherë s’e kam helmuar.
Edhe kur shpirti më është copëtuar,
Kam zgjedhur faljen, asnjëherë hakmarrjen.

S’mbaj inat me asnjëri, e them me bindje,
Se mllefi veç ta vret zemrën pafund,
I kam falur edhe ata që shumë më lënduan,
Se paqen time të brendshme kam dashur ta ruaj.

Nuk më varfëron falja, përkundrazi më nderon,
Më çliron shpirtin e zemrën ma gëzon,
Se inati, urrejtja është barrë që të rëndon çdo ditë,
Ndërsa falja ta mbush jetën me dritë.

Sot fle e qetë, pa peshë në kraharor,
Pa mllef, pa urrejtje, s’ma rëndon askush ndërgjegjen,
Se kush fal fiton pa zhurmë,
Dhe jeton me zemër të bardhë, jo me furtunë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT