BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-FANTAZMAT

Brixhilda Dede-FANTAZMAT

Kur fëmija kalon pragun e adoleshencës,
mendon se është mjaftueshëm i fortë.
Fillon ngatërron pavarësinë me paprekshmërinë,
dorën e prindit largon.

Prindi, me urtësinë e heshtjes,
tërhiqet bërë një hap pas.
Por vjen një ditë kur zemra i flet nga brenda,
dhe pa trokitur, ju lë tek dera një dhuratë .

Vetëdija, punon si fantazmë.
Ç’ farë të ketë ndodhur vallë!
A e morën me buzëqeshje,
a ndoshta e flakën më pas.
Mos, për një çast menduan nënën,
“Faleminderit” ëmbël brenda vetes thanë!

Prindi, jep edhe kur s’ pret asgjë të marë.
Prindi, vazhdon të dojë njëlloj dhe kur heshtja, bëhet plagë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT