BallinaVitrina e libritPoezi nga Daniela Karina Tomé (Argjentinë) – Përktheu: Irma Kurti

Poezi nga Daniela Karina Tomé (Argjentinë) – Përktheu: Irma Kurti

DANIELA KARINA TOMÉ është një artiste multidisiplinare argjentinase e lindur në Mar del Plata në vitin 1968. Ajo njihet si muzikante, kantautore, piktore, shkrimtare e gazetare dhe është themeluese e lëvizjes kulturore Arte Sin Aduanas (Art Pa Kufij), përmes së cilës ka realizuar shumë projekte në burgje dhe azile fëmijësh, për të përmenduar disa.
Si muzikante, Daniela Karina Tomé ka publikuar dy albume: El ojo del ciclón/Syri i ciklonit (2013) dhe Por donde ara la lluvia/Ku ndalet shiu (2020) dhe aktualisht po përgatit albumin e tretë. Zhanret përfshijnë rock, blues, trova dhe folk. Ajo ka kompozuar më shumë se 500 këngë. Si artiste vizuale, (Daniela Ríos Tomé) ka marrë pjesë në ekspozita kolektive dhe personale, duke krijuar murale dhe kopertina albumesh. Ajo është gjithashtu aktive në median dixhitale dhe radiofonike, duke promovuar kulturën dhe të drejtat e njeriut. Daniela ka botuar katër libra dhe është redaktore në gazetën online Humana Resistencia. Në vitin 2020, themeloi Shtëpinë botuese: “Arte Sin Aduanas Ediciones”. Është vlerësuar me çmime të rëndësishme ndërkombëtare për kontributin e saj në art dhe kulturë si dhe promovimin e hapësirave kulturore.

PERLA
Këtu, deti është një diell tjetër që shkëlqen;
një mushkëri që zgjatet përmes arterieve;
liria që pëshpërit nga thellësitë,
duke ndjekur hapat e tu…

Edhe nëse mendon se është larg;
nuk do të largohesh kurrë aq shumë
sa të mos ndjesh
detin.
SHPIRTI
Marramendës dhe i dhimbshëm,
duke u lëkundur midis anëve të lavjerrësit,
derisa të qetësohet,
derisa brinjët dhe gishtat tanë të zbuten,
pështyma e këtyre ditëve urgjente.

Plaga që është bota,
dialogu i zhurmshëm midis zemrës
dhe mendjes.

Heshtja që është shpirti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT