Shikimet mbesin rrugë të gjata
Shpesh të papërfunduara kurrë
Me to matim matematikën e dëshirave
Por, herë X-i, herë y- i na del i panjohur
Ç’faj kanë sytë e etur?!
Kur notojnë edhe valëve të frikëshme t’jetës
Nuk janë as mëkatarë, as fajtorë
Thellësia e shpirtit si motor
I ndez për të mos mbetur
Asnjëherë të fikur…
Ata dy sy, janë porta dhe dritare
Fusha të blerta , drita të jetës
Përditë prekim dhe shijojmë
Qiellin e ndjenjave që na dehin dhe thèrrasin
Për lindje dhe udhëtime t’gjata…
