BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-MËRGATË DASHURIE

Luan Sheshi-MËRGATË DASHURIE

Buzë-dridhur mbi nishan,
gishtat cekur mbi lëkurë,
malli-puthjes hiç s’i ngjan,
njëri heshtje, tjetëra nurë…

Arratisur…tej-pas mëria,
qiejtë ngjyer me argjend,
shteg i mekur…marrëzia,
loti vlimesh nuk zë vend..
.
Pritja…kot si magjistare,
xhelozon në vrerë zhytur,
dashuria shdëritë fanare,
brenga-gjoksit kacafytur…

Buzë-dridhur mbi nishan,
duart belit gërshtë-lidhur,
puthja-mallit hiç s’i ngjan,
njëra mjaltë, tjetëri hidhur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT