Manchester City ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për mesfushorin spanjoll Rodri.
Sipas raportimeve, oferta e klubit katalunas ishte në vlerën e 45 milionë eurove plus 10 milionë euro bonuse, por drejtuesit e Cityt e kanë konsideruar të pamjaftueshme.
Klubi anglez ka vendosur një çmim minimal prej 65 milionë eurosh për të shqyrtuar largimin e 30-vjeçarit, i cili ka edhe 12 muaj të mbetur në kontratën e tij me Manchester Cityn.
Ndërkohë, Rodri raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën për një kontratë katërvjeçare, pasi ka refuzuar interesimin e Real Madridit.
Megjithatë, transferimi i tij në “Camp Nou” mbetet i varur nga marrëveshja mes dy klubeve, me Manchester Cityn që nuk dëshiron të humbasë lehtë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
