Këpuca e Artë që i jepet golashënuesit më të mirë në Evropë do të kthehet në Mynih falë Harry Kane. Anglezi ishte goleadori më i mirë për sezonin 2025/2026 me 32 vjeçarin që e fiton këtë trofe të lakmuar individual për herë të dytë në karrierën e tij pas sezonit 2023/24.
Ceremonia e dhënies së trofeut në duart e Harry Kane do të mbahet në 19 gusht në ambientet e Muzeut të Bayernit të Mynihut. Sezonin e kaluar, kapiteni i përfaqësueses angleze shënoi 36 gola duke përjetuar një tjetër sezon të shkëlqyer dhe është e njëjta shifër që ia dhuroi Këpucën e Artë edhe përpara dy vitesh.
Për më tepër, Kane këtë vit është mes kandidatëve për të fituar çmimin FIFA The Best si futbollisti më i mirë në botë.
Harry Kane bëhet futbollisti i tretë i Bayernit të Mynihut që e fiton trofeun e Topit të Artë pas Gerd Müller (fitues në 1970 dhe 1972) dhe Robert Leëandoëski (2021 dhe 2022) dhe po kështu është i treti lojtar i bavarezëve që e fiton dy herë këtë trofe
Bashkë me Müller dhe Leëandoëski, Këpucën e Artë e kanë fituar edhe futbollistë të një kalibrit të tillë si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Francesco Totti, Thierry Henry, Ronaldo, Marco van Basten, Hristo Stoichkov dhe Eusébio./TOP-CHANNEL.TV/
