BallinaVitrina e libritErmira Ifandi-E HËNA

Ermira Ifandi-E HËNA

Ka mënyrën e saj
për të bërë për vete,
thjesht të hap një derë
dhe të ulet në zemër,
si një nuse në krahët e dhëndrit.

Fillon numërimi
nga e para,
si një sirenë treni të vonuar.

Stacione, punë, lodhje
sërish stacione
dhe shtëpia.

Shpirti
ka ngjyrën e së dielës
dhe shtjellohet,
si frymë para tingullit,
si e qeshur pas lotit,
si frikë kur gëzohesh.

Nesër
sërish qyteti do të zgjohet
me filxhanin e kafesë në duar.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT