Kjo kohë, s’do mend, ka tjetërsuar,
që në djep foshje
e në të rritur.
Ishte një kohë
kur qenë kuptuar,
me një të parë, a të kollitur!
Ishte një kohë kur ndërroje rrugën
për të takuar
një mik tjetër.
Tani me vrer ta servir kupën,
dhe miku i ri dhe miku i vjetër!
Në u dashtë të ikim për në ferr,
bëhemi shumë
e nuk na nxë.
Si ta kuptojmë që atëherë…
për në parajsë nuk ka vend më!
Tash hijet tona shkelim symbyllur,
jemi bërë djaj
për pak dashni.
Kush s’i kërkon në plagë të shpirtit
ditët e mallta,
kur kish njerëzi?
