BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-MË VESH KJO MBRËMJE

Korça Bibjana-MË VESH KJO MBRËMJE

Mbrëmja
më veshi
me një mollë
që s’e kishte njohur pemën.
Që atëherë
duart
kanë erë
fillimi.

Në supin tim
u ul
një dritare.
Hynte
vetëm era,
dilte
vetëm mosha.

Sytë
i var
në një degë
pa pyll.
Kur i marr prapë,
kanë mësuar
ngjyrën
e gjërave
që nuk ndodhën.

Mbi qerpikët e mi
agimi
provon
petalet.
Asnjëra
nuk guxon
të bëhet
lule.

Era
më veshi
me polenin
e një pranvere
që ende
nuk kishte ndodhur.

Mos ma prek
heshtjen.
Ajo
është e vetmja
lule
që çel
nga ana
e padukshme
e gjaku

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT