BallinaVitrina e libritPANAJOT BOLI-NË DITËN E SHËN-MËRISË

PANAJOT BOLI-NË DITËN E SHËN-MËRISË

Prej dore më mori një ditë gushti gjyshi
Dihatnim mes vapës të djersirë
Monopatit të ngushtë rrepirë

Na pret ajo atje lart,po më tregon gjyshi
Në një fron të gurtë hyjnie na pret
Duro edhe pak këtë të përpjetë

Është një zonjë magji, shpjegon gjyshi
E ngujuar me djalin që mban në gji
E Bukura e Dheut, Shën-Mëri

Më pyeti një natë në gjumë,vazhdon gjyshi
Si s’ma solle nipin ta shoh një ditë
Me djalin tim t’i krahasoj sytë?

T’i ngjash të Mirës së botës,më keshillon gjyshi
E përpara saj me përulësi më prezanton
Buzëqesh ajo e ëmbël më kundron

Bekoje nipin, me mirësinë tende, i lutet gjyshi
-Shpirti t’i ngjaj shpirtit të djalit tim
E unë e pagëzoj me emrin tim

Falemnderoje Shën-Mërinë,më porosit gjyshi
Duke zbritur monopatit të rrepirë
Dritë në shpirt e ..njeri i mirë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT