BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Mos kerko

Anita Hoxha-Mos kerko

Mos kërko, të kthehemi bashk, përsëri
Vite me radhë luajtem të dy at lojë,
Unë betohesha për Zot e Perëndi…
Si ti askush, s’mundet të më dojë !

Por atëherë dashuria ishte e verbër,
Përqafimit tënd sa e bukur dukej bota..
Nga turpi puthje vizatoja, t’i nisja në letër,
Të dua të shkruaja, përjetësisht e jotja !

Mos kërko, të kthehemi bashk, përsëri !
Një përrallë, që vetes ja kam treguar gjat…
Flokët më janë thinjur, as ti nuk je më i ri,
Zjarrin që shuan koha, vështirë të ndizet prapë !

Ca grimca vajzërie, kanë mbetur tek unë,
Buzëqeshja që të ç’mendëte, është akull e ftohtë !
Dritareve për ty smendohem e pa gjumë…
Ndonjeherë ndarjet vijne bukur ne kete bote!..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT