Disa laro natën po ia shterrin edhe ujin lumit
E disa prej nesh edhe ditën po ia krisin gjumit
Disa edhe sot po rrinë në kokërr të shpinës
Disa me shpinë të fortë
Po ia thajnë barin lëndinës
Disa edhe sot po fshihen pas gardhit
Disa vazhdimisht po ia kullotin barin livadhit
Disa po presin të gatshëm te këmbët
Disa vetëm po i shtërngojnë dhëmbët
Disa të forte po na i presin thonjtë
Disa po na i hanë para syve ftonjtë
Disa derdhën gjakun për liri
Disa per interesa të veta
Edhe Atdheun po e bëjnë fli
Disa po na i fyejnë edhe eshtrat e të pagjeturve
Disa po luajnë edhe me nervat e neve të mbeturve
Disa po përpiqen të na verbojnë
Disa po duan edhe të na shurdhojnë
Disa këmbët dhe duart po na i xiglojnë
Disa na kanë hipur maje kreje
Disa po kërkojnë pak si tepër
Prej meje dhe prej teje
Disa vazhdimisht po na tregojnë përralla
Disa po rrinë të mërzitur
Disa po na e pinë gjakun
Disa po thonë nuk e kemi ditur
Disa ende po thonë nuk e kemi pritur
Disa na i përdhosën edhe varret e të parëve
Disa tashmë janë radhitur në vargun e të marrëve
