BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri-MOS MË PYET

Ymrije Beqiri-MOS MË PYET

Mos më pyet cilës fe i takoj,
as sa herë në xhami kam shku
në kishë hy kurrë s’kam mohu
por unë Zotit shpirtin ia çoj…

Mos më pyet cilës fe i takoj
po ma shiko shpirtin dhe zemrën
se nuk ka fe që njerinë e lëndon
as Zot që njeriun e ndan me urrejtje.

Nëse jam njeri — kjo është feja ime
Nëse fal dashuri — kjo është lutja ime
Nëse ndihmoj — kjo është falja ime
Nëse s’gjuaj gur — kjo është rruga ime.

Mos më pyet cilës fe i tako
as çfarë emri ka Perëndia ime
veprat janë emri i Tij në mua
dashuria është besimi im i përditshëm.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT