KAM ME ARDHË SI DEKA
Rishtas ke me ni dhimtë,
ke me ni dashni,
kan’ me tu çelë sytë,
ke me shtrydhë mërzi,
ke me u dridhë
ke me mu jep
i tani i humbun
pa gjetë kun shteg.
Trupa, ftyra, hije,
n’mu ke me i pushue
pa shoshitë andrra
pa vakt me menue.
Kam me t’pre n’besë
n’mue ke me u shtri111
epshin ma t’egër
me ma përplasë n’gji.
Çerdhe e andrrave,
oxhak shpije,
altar i dëshirave,
bunar mërzije.
Si deka kam me t’ardhë
ngeshëm, hap’randë
egër me t’miklue.
M’dhimesh,
se tokën nër kambë
kam me ta lujtë!