BallinaVitrina e libritGanimete Jakupi-PLAGË KURBETI

Ganimete Jakupi-PLAGË KURBETI

Me shekuj jemi tretur,
Rrugëve të botës kemi mbetur,
Çdonjëri mori rrugën e kurbetit për pak,
Erdhi i ri u bë plak.

Sa me mall kujton gjithçka,
Edhe ato ditë të vuajtura nga varfëria,
Ajo bukë që ndahej në shumë copë,
Vatra na bënte edhe më të fortë.

Plagë e kurbetit është shumë e vështirë,
E kupton veç ai që e kapërdinë,
Mall i Atdheut çdo ditë shtohet,
Andaj në Atdhe edhe guri më rëndë peshohet.

Sa shumë vuajtje populli im,
Plagë që edhe sot s’po kanë shërim,
Kemi mbetur duke shpresuar,
Se një ditë në vendin tonë gjithçka ka për t’u përmirësuar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT