BallinaVitrina e libritBesim Arifi-ATJE PËRTEJ MUREVE

Besim Arifi-ATJE PËRTEJ MUREVE

Atje përtej mureve,
Vetëm mendimet flasin,
E gjethet bien nëpër stinë,
Mbi varre heshtja rri,
Ku trupat shtrirë
Lavdinë e bënë histori.
Me gjakun e tyre
Shënuan historinë,
Ai gjak për ne
U bë jetë e liri,
U bë dritë në errësirë,
U bë emër e krenari.
Atje përtej bjeshkëve,
E kudo në këtë tokë,
U mbollën filiza të njomë,
Se të njomë ishin në moshë,
Por u rritën në lavdi,
Si lisat që s’përkulen dot.
E tani…
Tani shkelin mbi ta,
Shkelin mbi gjakun e tyre,
Shkelin mbi atë histori,
Për asgjë,
Për kokëkrisurit,
Që harrojnë ç’është liri.
Mos, o Zot, mos e lejo këtë,
Të paktën mbi ta mos të shkelin;
Le të prehen në qetësi,
Ata që na falën lirinë.
O Zot, mos lejo
Të shkelet mbi gjakun e tyre,
Se ai gjak është kujtim,
Është amanet,
Është jetë për ne.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT