BallinaVitrina e libritDalinë Arifi-Në hijen e shpirtit

Dalinë Arifi-Në hijen e shpirtit

T’kom dasht gjerë n’ashtet e zemrës
Po ti e shkule me rrënjë tan’ at’ ndjenjë
Nuk le një gjurmë për me t’mendue
S’le as kujtim për me t’dashtun.
I fshine krejt si dimni gjethet

Veç në hijen e shpirtit tim
U harrove si një vegim.

Ah kjo dashuni përflakur nëpër hije
Mbetur diku n’podrumet e shpirtit tim.
Veç deka te un’ ka me t’fshi
Me himalaje t’nalta, male pa mbarim…
Sikur Zanë shëndritë,
Atje n’bjeshkët e Mushtishtit tim.

Tek kroji hije po mbanë,
Shpirtit freski po mi n’gjallë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT