A po shkon dashuria në tjetër dimension ,
Dhe ne po kthehemi në njerëz plastikë?
Ne po dukemi kukulla të ndritshme ,
Dhe disi rrobotikë.
Kërkojmë ëndrrave të jetojmë në Hënë,
Dhe në Marsin e librave shkencorë,
Une vetëm në vargje poetësh,
E preka diellin me dorë.
Unë nuk I dua shkëlqimet metali,
Të ftohta shtëpitë bardhë e gri,
Por dua të gjej ku shkuan gjithë ngjyrat,
Pse si sheh më njeri?!
Po zhvishen të gjithë nga çdo gjë,
Dhe turpi ka dalë me kohë demode ,
“Selfie” me trup e dhëmbë përjashta –
E shtirura e kohës së re.
U fikën dhe vatrat, u ftohën bisedat,
Çdo gjë sot po matet me klikime;
Harruam të shohim se si çel pranvera,
Ku je bota ime?
Me shpresën e madhe për të shkuar përpara,
Po m’duket se vdiqëm e tani jemi në ferr,
Koha që u sëmur e gjithë fara,
Po zhytet ligësht në terr.
