BallinaVitrina e libritKristina Ndoci Tina-Eh , ç është nëna

Kristina Ndoci Tina-Eh , ç është nëna

Nëna është e para dashuri që njohim në botë,
është ajo fjala e parë që çdo fëmijë e mëson,
është mbështetje,shërim dhe një besim i plotë,
Nëna,,e vetmja shpresë dhe kur ajo nuk jeton.

T’jesh nënë,është të dish,të mundesh të duash,
dhe pa e ditur fare se kujt do ti japësh dashuri,
të jesh gati kur një zë i vogël të të bëjë të vuash,
dhe po aq të mbush,plot me gaz,dritë e lumturi.

T’jesh nënë është kur lodhjen t’kapërdin heshtja,
kur një guxim i paparë të banon në qënjen tënde,
kur butësia të vjen në çdo prekje ,si buzëqeshja,
që vjen aq qetë,aq zhurmshmëm,aq e këndshme.

Të jesh nënë,është sikur në duar ke gjithë botën,
edhe pse aspak e askujt atë ti nuk ja ke kërkuar,
por me bindje e siguri dhimbjes i ke hapur portën,
për atë përgjegjësi të madhe që të është besuar.

Aty dashuria njeh rrugën dhe në terrin e dendur ,
ku në zemër thellë ,të çelin mëngjeset kurdherë,
aty një diell i ngrohtë kujdesi të është gdhendur,
që të ngroh nē çdo stinë,ashtu,krejt pandërprerë .

Kur je nënë,zemra të rri gjithnjë zgjuar dhe kur fle,
kur je sëmurë,për tu ngritur dhe zvarrë bën çmos,
është mrekullia e qetë,,më e zhurmshmja për ne,
ku me një buzëqeshje aty, të krijohet një kozmos.

Të jesh nënë është të kesh ndriçim në shuplakë,
në çdo hap ti ndjesh të gjitha anët e padukshme,
kujdesi e dashuria ,aty vallëzojnë në një guackë,
ngrohtësia e zemrës largon frikën e mundëshme.

Në çdo përqafim të fshihen dhimbje,rrudha,fitore,
e ardhmja të qëndron në një frymëmarrje të ëmbël,
të jesh nënë,është një ndjenjë e thellë shpirtërore,
çdo lot,hap,fjalë e buzëqeshje, i ruan aty në zemër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT