Përballë dritares hana pret çastin e mbramë sonte.
Neonet e rrugës ngjajnë zbehun,
tek percjellin kalimtarët e fundit.
E mrena meje e magjishmja ka ndezun miliona drita.
Ndriçon kjo natë e veshun me frymë dashnie.
Në dhomë tingujt e kangës sonë m’joshin n’vallzim,
Si n’tangon ma t’bukur të dashnisë së tana kohnave..
Në fund të rrugës dukesh Ti..!
Ndez qirinjtë!
Mbi tavoline dy gota venë presin buzët përvlu puthjesh!
Ç’vjeshtë dehëse…
