BallinaVitrina e libritSafet Syla-KA DITË QË PENA IME NUK SHKRUAN

Safet Syla-KA DITË QË PENA IME NUK SHKRUAN

Ka ditë që s’mundem të shkruaj,
Marr penën në duar, ajo pikon lot,
Lot të gjakosur mbi bardhësinë e fletës,
E fjala më mbetet në fyt, si një nyjë e fortë.

Më humbën simbolet,
U çrregulluan rimat,
Metaforat flenë në një qoshe,
Po i kërkoj por spo mund ti gjejë.

Dua të shkruaj por duart më dridhen,
Mendja më rri larg, shumë larg në Hagë,
Te bashkëluftëtarët e mi,
Që presin drejtësinë.

Po si të shkruaj, kur zemra s’më lë?
Si të mendoj, kur shpirti më rri në pritje?
Populli thërret: “Liri për Çlirimtarët!”,
Dhe çdo zemër shqiptare bëhet një zë.

Jo në emrin tim! jehojnë sheshet,
Liri për çlirimtarët, kushtrim me flamuj,
Prishtina mbulohet me ngjyrat kuq e zi,
E brohoritja ngrihet në qiell, për liri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT