Të ikje ti zgjodhe,
por fajin mua ma hodhe,
t’kam lënë pas dore gjoja,
kështu ta shprehu goja!
Doje një justifikim,
për tëndin vendim,
kishe arsyet e tua,
por s’ma the mua!
Jemi udhëtarë,
ke qenë kalimtar,
kjo u vërtetua,
nga veprat e tua!
Edhe pse ti ike ,
nuk më mërzite,
e kisha kuptuar,
që kishte çaluar…!
Kush ka vendos t’largohet,
nuk duhet të pengohet,
i urohet udha e mbarë,
zëre se s’jeni parë…!
