BallinaVitrina e libritAvni Neziri-DRITA TË FIKURA

Avni Neziri-DRITA TË FIKURA

Me kokë në dritare
Drita të fikura fare
Sy e vesh në krah
Të mos dalë në pah.

T‘i marrsha të keqen
Mos të gjendet kurrë
Jo mbrapa, as para
Të keqes t‘i humbë fara.

Rakia prapë ta kthen
Mendjen kur ta merr
Vajguri po u harxhua
Kandili na lë në terr.

Anija pa ujë e fundosur
Kapedani ca i mllefosur
Plagë e dhimbje flasin
Kujt i ngjanë, derën i trokasin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT