BallinaVitrina e libritAdelina Dardha Haskaj-Një biletë për dy jetë

Adelina Dardha Haskaj-Një biletë për dy jetë

Ne ecejaket e mia
të mbaja si pa dashur,
shtrënguar me një biletë,
duke ndaluar në të gjitha
stacionet e jetës.

Dy udhëtarë pa kohë,
duke ruajtur me fanatizëm
të pakryeren,
dhe një valixhe
të vogël lëkure,
ku mbanim kujtimet tona
dhe zënkat…
kush do të zbriste i fundit.

Mes meje dhe teje gjej veten të braktisur, dhe
një shpirt oqeanik më mban të gjallë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT