Unë një vajzë e Prizrenit,
që jetoj sot në Izmir
Si harroj gurt e themelit
se kam ikur pa dëshire
Se s’harrohet nëna,
ajo nënë që n’jetë më solli
para sajë nuk kanë vlerë
As Izmiri, as Stambolli
Nuk harrohen as rrugicat,
as sokakët ku kam shkel
dhe pse larg në Izmir
çdo rrugicë në ëndërr më del
E kujtoj fëmijërinë,
dhe pse ishte e trazuar
ishte gjeja me shumë vlerë
që n’Prizren unë kam jetuar
Nuk harrohet nënë Kosova,
Për të malli ndaj më merë,
ndaj këndoj si kanarinë,
për Prizren e Dardani
Unë këndoj nga Izmiri
për vatan e për atdhe
për at vend që unë u linda
e ku sot jetojn te tjerë
