BallinaVitrina e libritUrim Mezini-KUR SHPIRTI KËRKON DRITË

Urim Mezini-KUR SHPIRTI KËRKON DRITË

Në heshtjen e natës, kur fjala bie e fle,
shpirti gjen kohën të bëjë një fluturim.
Në shoqëri me yjet e me hënën, mbi re,
që udhën i treguan në qiellin pambarim.

Hëna, një mike me fytyrën të artë,
si një nënë u kujdes për të e përmalluar.
E shëtiti në fushën e saj të pamatë,
ndërsa ai, i rrëfeu një sekret të harruar.

Edhe yjet e pritën si s’ka më bukur,
biseduan për kujtime, mbetur në errësirë.
Një larmi dritash, atij mërzinë i kanë zbutur,
ku secila e ushqeu me shpresë të mirë

Nata e sontshme s’qe as terr dhe as frikë,
por një udhëtim i bukur n’brendësi të vetes,
ku çdo yll më………. mbushi me dritë,
e Hëna, me ar veshi muret e mendjes.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT