Veliaj: Shumë i lumtur që nderojmë dhe nuk harrojmë artistëtNjë prej rrugëve në Njësinë Nr. 14 në kryeqytet do të mbaje emrin e aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë Lazër Filipi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti familjarët e “Artistit të Merituar” duke theksuar se është i lumtur për vendimin e Këshillit Bashkiak.“Jam shumë i lumtur që, bashkë me familjen e Lazër Filipit, i kemi dedikuar një vendim të Këshillit Bashkiak një rruge të re në Njësinë 14, aty ku po mbaron Unaza dhe aty ku Astiri, nga një zonë problematike, po kthehet në një zonë me shumë potencial e ku po urbanizohet me rrugë të reja, por edhe me emërtime dinjitoze. Më vjen mirë që sot nuk ka vetëm rëndësi të bëjmë infrastrukturë, por edhe emërtim infrastrukture”.Vajza e artistit, Paskalina Filipi, u shpreh krenare, por dhe mirënjohëse për vlerësimin që i bëhet babait të saj të ndjerë.“Jemi shumë krenarë e të lumtur që një krenari e qytetit është pjesë e jona, e babait tonë, se ka dhënë shumë për të gjithë deri në frymën e fundit. Jemi shumë krenarë dhe do mundohemi ta mbajmë e ta ruajmë me krenari. Na bëtë kaq të lumtur me këtë vlerësim dinjitoz e të madh për babain tonë”.
marrë nga Aktorët shqiptar