Kujtoj buzëqeshjen tënde,
Gjetur në shtrat të një lumi mes shkëmbinjve rastësisht,
Dhe e gjitha në përqafimin e një qielli të bardhë paqësisht.
Kujtoj ditën që të pash
ndonse dhe më parë
aty kisha ardh
Mu duk vehtja
I tillë është kujtimi im;
s’mund ta di, shpreh lirisht një shpirt patëkeq,
A në je nga endacakët
që e keqja e botës u hap plagët
Por këtë mund ta them,
që portreti yt ndër mendime
I mbyt shqetësimet trilliane qetësisht me një valë,
Dhe se fytyrimi yt i kacavirret
grisë së kujtesës sime
Mos na pyesni për fjalën
që çdo anë bën yrt
Shpirtrat tanë pa formë,
dhe me gërma zjarri
Shpall dhe shkëlqen porsi lule shafrani
E humbur në mes të një lëndine të pluhurt.
Mos na kërkoni formulën
që mundet tu çelë botë
Si ca rrokje bullunga
dhe si një degë e tharë.
