Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Livoçin e Ulët të Gjilanit, ku dy persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e Sinjalit, viktimat janë Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, ndërsa i plagosur ka mbetur një tjetër vëlla i saj, Mazllum Bogujevci.
Dyshimet e para lidhur me rrethanat e ngjarjes janë se Nafije Bogujevci mund të jetë vrarë aksidentalisht gjatë një shkëmbimi zjarri mes bashkëshortit të saj dhe personave që dyshohet se ishin në shoqërinë e tij.
