BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Po kthehem

Anita Hoxha-Po kthehem

Po kthehem në atdhe, nga nje tjetër vënd
Një qiell gri e gjethe parqeve shpërndare,
Po kthehem bir, qerpikëve mora lotin tënd,
Aromën e flokëve tu, shpirtit e kam marre..!

Po kthehem në atdhe, po kthehem s’e lë dot,
Me duket i plakur dhimbjeve, është tretur…
Atdheu është si nëna bir, nuk e zgjedhim dot !
Jetën tone falim, mos e shohim duke vdekur.

Po kthehem këtë mengjes, me mjegull e shi
Lus Zotin mblidhemi te gjithë bashk, nje ditë !
Atdheu është si nëna bir, nuk njeh kurrë qetësi,
Kur krahrorit saj, nuk i perkdhelë ëmbël fëmijtë..!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT