Në vitin 2005, Cristiano Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç.
Ruud van Nistelrooy ishte ylli i skuadrës. Ai kishte shënuar rreth 150 gola për United, por ishte i fiksuar pas idesë për të mposhtur Thierry Henry-n në garën për “Këpucën e Artë”. Ai donte që çdo top të dërgohej shpejt në zonën e rreptësisë. Pa truke. Pa prekje të panevojshme të topit.
Pastaj erdhi Ronaldo, një djalosh nga Madeira që nuk ndalej së bëri lëvizje si “stepovers” dhe “elasticos” gjatë stërvitjes. E mbante topin një sekondë më gjatë seç duhej. Refuzonte të krosonte menjëherë.
Ruud nuk e duronte dot këtë.
“Krosoje topin! Boll u mburre!”
Gjatë një seance stërvitore në Carrington, Ronaldo provoi një truk dhe humbi zotërimin e topit. Ruud shpërtheu. Ai bërtiti ndaj tij para të gjithëve dhe i tha:
“Shko qaj te babi yt, Carlos Queiroz.”
Por Ruud sapo kishte prekur një plagë që nuk duhej ta prekte kurrë.
Babai i Ronaldos, Dinis Aveiro, sapo kishte ndërruar jetë si pasojë e alkoolizmit. Cristiano ishte vetëm 20 vjeç, i vetëm në Angli, dhe ende po mbante zi për vdekjen e të atit.
Dhe tani, vetë shoku i tij i skuadrës po ia përplaste atë dhimbje në fytyrë.
Ronaldo u shemb emocionalisht.
Por dikush nuk do ta linte të përballej me këtë i vetëm.
Rio Ferdinand.
Rio e kishte parë se çfarë mund të bënte Ronaldo. E kishte parë teksa e torturonte Gary Neville-in në stërvitje. E kishte parë teksa përballej me Ashley Cole-in dhe e linte atë të shtrirë në tokë në pozicion të vështirë.
Rio e dinte se ky djalosh ishte i veçantë. Thjesht kishte nevojë për dikë që ta mbështeste.
Kështu që, kur Ruud e kaloi kufirin, Rio ndërhyri. Raportet thoshin se të dyve iu desh t’i ndanin fizikisht. Rio e kapi Ruud-in dhe i tha të mos i fliste kurrë më ashtu djaloshit.
Ajo përballje e përçau dhomën e zhveshjes.
Dhe Sir Alex Ferguson duhej të merrte një vendim.
Një golashënues 30-vjeçar që ishte i fiksuar pas mposhtjes së Thierry Henry-t… apo një djalosh 20-vjeçar që ende po mësonte se si të bëhej një yll i madh. Ferguson zgjodhi Ronaldon.
Atë verë, Ruud u shit te Real Madridi.
Tani, imagjinoni sikur Rio të kishte heshtur atë ditë.
Po sikur Ronaldo të ishte larguar? Po sikur të ishte kthyer në Portugali me bindjen se nuk ishte mjaftueshëm i mirë?
Këtë nuk do ta dimë kurrë.
Por dimë një gjë: në një kohë kur Ronaldo po kalonte një periudhë të vështirë emocionale, po përpiqej të përshtatej dhe po sulmohej nga vetë shoku i tij i skuadrës, Rio Ferdinand doli në mbrojtje të tij.
Dhe pikërisht për shkak të kësaj besnikërie, Ronaldo edhe sot e quan Rio Ferdinandin vëllain e tij.
