BallinaLajmeBabai pasi e vrau djalin e tij 29-vjeçar, u arratis – policia...

Babai pasi e vrau djalin e tij 29-vjeçar, u arratis – policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin, vetëm dy ditë pas vrasjes së dyfishtë në këtë qytet. Nacionale mëson nga burime të sigurta se babai dyshohet se ka vrarë djalin e tij dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin, vetëm dy ditë pas vrasjes së dyfishtë në këtë qytet. Nacionale mëson nga burime të sigurta se babai dyshohet se ka vrarë djalin e tij dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e të shtënave, një person i lindur në vitin 1997 ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

Sipas Osmanit, i dyshuari është shtetas kosovar, mashkull dhe i njohur për Policinë. Ai dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar Osmani. “Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin, një person i dyshuar mashkull kosovar, i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar Osmani.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT