BallinaSportKritika të forta ndaj Zhegrovës, ish-futbollisti italian: “Nuk është për Juventusin”!

Kritika të forta ndaj Zhegrovës, ish-futbollisti italian: “Nuk është për Juventusin”!

Adani sulmon Zhegrovën: Nuk është lojtar i nivelit të Juventusit!

Ish-qendërmbrojtësi italian Lele Adani ka kritikuar ashpër yllin e Kosovës, Edon Zhegrova, duke vënë në pikëpyetje nëse ai e ka nivelin e duhur për të luajtur te Juventusi.

Zhegrova u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Cagliarit, ku tregoi disa sinjale pozitive me driblimet e tij dhe iu afrua golit. Megjithatë, portieri kundërshtar arriti t’i ndalonte tentativat e tij.

Duke folur në studion e emisionit “La Domenica Sportiva”, ku tashmë punon si analist, Adani nuk i kurseu kritikat ndaj futbollistit kosovar.

“Futbolli është i çuditshëm këto ditë. Nuk është ide e keqe të kesh disa alternativa, por problemi qëndron te kufizimet. Zhegrova nuk është lojtar i nivelit të Juventusit. Ai është një lojtar që luan për gjysmë ore, ndërsa Juventusi nuk mund të ketë futbollistë të tillë”, deklaroi Adani.

Ai theksoi se bardhezinjtë kanë nevojë për lojtarë të gatshëm për të qenë titullarë dhe për të përballuar disa ndeshje radhazi, duke shtuar se Zhegrova mund të përshtatet më shumë me një skuadër të mesit të tabelës.

Ndërkohë, Juventusi do të përballet të enjten me Celta Vigon në Ligën e Evropës. Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim, pasi nuk është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjet evropiane.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT